Droga nga Kanadaja do të shitej në Shqipëri e Kosovë – detajet se si ranë në grackën e policisë dy të arrestuarit

Antidroga e Durrësit prej disa kohësh kishte në ndjekje aktivitetin kriminal të personave të shpallur në kërkim, emri të të cilëve nuk bëhet e ditur për shkak të hetimeve.
Dy personat e shpallur në kërkim janë shqiptarë të Kosovës. Droga prej më shumë se 107 kg e llojit kanabis me përqindje të lartë THC do të shitej në Kosovë dhe në Shqipëri, kryesisht në Tiranë dhe Durrës.
Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbulimin e grupeve të tjera kriminale që merrnin lëndën narkotike dhe më pas e shpërndanin në zona të ndryshmes të kryeqytetit.
Ndëkrohë po punohet edhe për grupet në Kosovë mes autoriteteve të të dyja shteteve pasi dyshohet se lënda narkotike do të dërgohej atje me makina të anëtarëve të grupit të ndara në sasi më të vogla.


