Dyndje në Portin e Vlorës: 8 mijë pasagjerë dhe 2,300 makina nisen drejt Italisë

Aktualitet

Dyndje në Portin e Vlorës: 8 mijë pasagjerë dhe 2,300 makina
Rreth 8,000 pasagjerë dhe 2,300 automjete janë larguar gjatë kësaj fundjave nga Porti i Vlorës në drejtim të Italisë, përmes tre trageteve që kanë operuar në linjën Vlorë–Brindisi.

Pavarësisht fluksit të lartë të udhëtarëve dhe automjeteve, situata në port është menaxhuar pa probleme, ndërsa procesi i përpunimit të dokumentacionit është zhvilluar normalisht.

Sipas të dhënave, nuk është regjistruar asnjë vonesë nga Policia Kufitare, duke bërë të mundur nisjen e trageteve sipas orarit të parashikuar.


Për përballimin e fluksit, në pistën e automjeteve kanë qenë në funksion nëntë sportele, çka ka ndihmuar në përshpejtimin e procedurave dhe shmangien e radhëve të gjata.

Nga dita e hënë pritet që situata në Portin e Vlorës të rikthehet në ritmin normal të punës, pas fluksit të shtuar gjatë fundjavës.

ME TE LEXUARAT