E rëndë/ Aksident në Lushnje/ Makina përfundon në kanal, humbin jetën dy 50-vjeçare (Emrat)

Aktualitet

E rëndë/ Aksident në Lushnje/ Makina përfundon në

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Delisufaj të Lushnjës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy gra, të cilat ndodheshin në automjet. Viktimat janë identifikuar si Mirela Haskon dhe Florije Xhepa, rreth 50 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta , ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor.Autoritetet po  punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit tragjik.



ME TE LEXUARAT