Sulmet e kryeministrit Rama, ironizon protestuesja: S’kam parë asnjë sorrë në shesh, por vetëm flamingo e shqiponja!
Lajmifundit
/
16 Gusht 2026, 21:17
Aktualitet

Një qytetare ironizoi kryeministrin Edi Rama për sulmet që ai ka bërë vazhdimisht ndaj protestuesve, duke i cilësuar si “sorra”.
Ajo theksoi se në shesh ka parë vetëm flamingo dhe shqiponja, ndërsa sorrat qëndrojnë nëpër karriget e pushtetit të kryeministrit Rama.
“Si nuk kam parë asnjë sorrë në shesh. Kam parë vetëm flamingo dhe shqiponja. Sorrat janë të ulura në karriget e pushtetit. “, tha ajo.


