Hidhet shorti caktohen gjyqtarët për shqyrtimin e procesit të Ilir Metës

Aktualitet

Hidhet shorti caktohen gjyqtarët për shqyrtimin e procesit të

Etleva Deda është caktuar me short elektronik si një nga gjyqtaret relatore për shqyrtimin e dosjes që përfshin Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Cokun.

Ajo do të punojë së bashku me dy gjyqtaret e tjera, Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024. Meta dhe deputetja, Monika Kryemadhi dyshohen se në bashkëpunim dhe me funksionarë të tjerë shtetërorë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore e politike.'

Meta akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. SPAK ka mbyllur hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit.

ME TE LEXUARAT