EMRI/ E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Marglliçit në Patos, ku 46-vjeçari Ermal Debrova ka ndërruar jetë gjatë ushtrimit të detyrës.
Viktima, me origjinë nga Elbasani, ishte duke punuar për një firmë private dhe paraprakisht dyshohet se ka qenë duke montuar një shtyllë elektrike në momentin e aksidentit fatal.
Lidhur me këtë ngjarje tragjike, Policia e Fierit ka ndërmarrë veprimet e para hetimore duke shoqëruar 4 persona në komisariat.
Të shoqëruarit po pyeten nga autoritetet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në punë.
Patos / Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në fshatin Margëlliç, Patos, është gjetur pa shenja jete, pranë një shtylle elektrike të rrëzuar, shtetasi E. D., 46 vjeç, banues në Elbasan, me profesion elektricist.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


