“Kjo qeveri po na dëbon, dua të jetoj këtu” / 12-vjeçari nga protesta: Nuk dua që gjyshërit të qajnë kur të largohemi

Aktualitet

“Kjo qeveri po na dëbon, dua të jetoj këtu” /

Një 12-vjeçar ka marrë pjesë në protestën kundër qeverisë, duke shprehur shqetësimin për largimin e të rinjve nga Shqipëria dhe duke kërkuar mundësinë për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tij.

Ai tha se nuk dëshiron të largohet nga Shqipëria dhe se po ashtu nuk do qe te shohe familjaret e tij te qajnë kur ata të ikin per nje jete me te mire.

“Unë jam këtu sot sepse kjo qeveri e krimit po na dëbon nga Shqipëria, po na gënjen dhe mashtron dita ditës. Sot ndodhem këtu për të protestuar këtu kundër këtij regjimi komunist.

Unë protestoj se nuk dua të largohem nga Shqipëria në këtë moshë kaq të vogël, nuk dua që këta gjyshërit të qajnë për neve kur ne të largohemi.

Dua ta jetoj jetën time në Shqipëri dhe jo larg. Unë kam vëllain tim që është larguar në Itali që 14 vjec pasi e ka detyruar kjo qeveri”, tha fëmija 12 vjeç.

ME TE LEXUARAT