“KUFIZOHET” PARAJA NË DORË/ Bizneset nuk mund të kryejnë më pagesa me para fizike mbi 1000 euro në muaj

Para në dorë, por jo më pa kufi. Që prej 1 janari 2026 Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në një fazë të re të pagesave, duke vendosur për herë të parë tavan për përdorimin e parasë fizike nga qytetarët dhe bizneset.
Një ndryshim që prek drejtpërdrejt mënyrën se si paguhen blerjet e përditshme, shërbimet dhe transaksionet mes subjekteve tregtar
Sipas ligjit të ri të “Procedurave Tatimore”, qytetarët nuk do të lejohen të kryejnë pagesa me cash mbi 500 mijë lekë në muaj. Çdo blerje që e tejkalon këtë vlerë do të duhet të kalojë përmes sistemit bankar, duke përdorur karta apo pagesa elektronike.
Për shembull, nëse një qytetar dëshiron të blejë mobilje për shtepinë apo elektroshtëpiake me vlerë mbi këtë shumë, ai nuk do të mund të paguajë atë me para në dorë, por permes kartes bankare. Ky kufizim aplikohet për herë të parë në Shqipëri dhe synon të ulë qarkullimin e parasë jashtë bankave.
Edhe bizneset përballen me rregulla më të forta. Nga 1 janari 2026, subjektet nuk mund të kryejnë pagesa me para fizike mbi 1000 euro.
Kufizimi i pagesave me para në dorë ka qenë prej vitesh një kërkesë e sektorit bankar dhe tashmë është bërë pjesë e paketës fiskale të 2026.
Paralelisht, ligji parashikon që brenda muajit qershor të këtij viti, të gjitha strukturat akomoduese, sektori i transportit dhe institucionet publike të jenë të pajisura me forma alternative për pagesa elektronike
Qeveria e justifikon këtë hap si një masë kundër informalitetit dhe pastrimit të parave, duke synuar uljen e qarkullimit të parasë jashtë sistemit bankar
Në plan afatgjatë, qeveria ka bere thirrje dhe ka shpallur hapur “luftë” ndaj parase fizike, me objektivin që deri në vititn 2030 Shqipëria të shndrrohet në një ekonomi pa cash dhe që pagesat të kryhen teresisht në menyrë elektronike.
Nga ana tjeter shoqata e bizneseve ka ngritur shqetesime per zbatimin praktik te kesaj strategjie, duke paralajmeruar se nje pjese e subjekteve vecanerisht ato te vogla nuk jane ende gati per kete tranzicion.


