LAJMI FUNDIT/ U plagos më armë zjarri në Selenicë, i riu humb jetën rrugës për në spital

Dalan Aliaj eshte personi i vrare ne Selenice mbremjen e sotme.
Zbardhen detaje të reja nga plagosja e ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjormë të bashkisë Selenicë.
Raportohet se i plagosuri, një 35-vjeçar, ndodhej për vizitë tek djali i xhaxhait kur u qëllua me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit dhe ka shkaktuar panik te banorët. Ende nuk dihen motivet që çuan në konflikt, ndërsa autori është ende në kërkim.
35-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ku mesohet se ka ndërruar jetë gjate rruges .
Sipas banorëve të zonës, ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 në qendër të fshatit Gjorm, ku i riu, rreth 35-vjeç, nga Levani, kishte shkuar për vizitë te djali i xhaxhait, nuk dihen motivet dhe shkaku, teksa policia ka nisur hetimet.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi Dalan Aliaj, 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.


