LAJMI I FUNDIT/ E zuri korenti teksa punonte, 32-vjeçari bie nga lartësia dhe humb jetën tragjikisht në Shëngjin

Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ E zuri korenti teksa punonte, 32-vjeçari bie nga

Një 32-vjeçar ka humbur jetën teksa punonte në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit.

Mësohet se i riu me iniciale Z.L., vdiq si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, ku më pas ka rënë nga lartësia dhe ka ndëruar jetë në vendngjarje.

"Shëngjin/Informacion paraprak

Rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Willson”, dyshohet se, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ka rënë nga lartësia e një skele dhe ka humbur jetën shtetasi Z. L., 32 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

ME TE LEXUARAT