Nami" në zonat rurale/ AKU në "gjumë", banorëve po u serviren produkte të skaduara

Aktualitet

Nami" në zonat rurale/ AKU në "gjumë",

Një qytetar ka denoncuar një rast shqetësues që sipas tij nuk është i izoluar, por një fenomen që ndodh shpesh në dyqanet e zonave rurale.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Rrashbullit, ku një qytetar tregon se ka blerë disa produkte ushqimore që rezultonin të skaduara prej muajsh.

Sipas denoncimit, qytetari ka blerë një qese patatinash dhe një pije, por pasi ka kontrolluar datën e skadencës ka vënë re se të dy produktet kishin skaduar prej rreth dy muajsh.

Problemi nuk përfundon këtu. Kur ai i ka kërkuar shitësit kuponin tatimor për blerjen, ka marrë përgjigjen se biznesi nuk dispononte fare pajisje për lëshimin e kuponëve.

Raste të tilla, sipas qytetarëve, janë të shpeshta në shumë dyqane të vogla nëpër fshatra, ku shpeshherë nuk lëshohet kupon tatimor dhe kontrolli mbi produktet ushqimore duket i dobët.

Kjo situatë rrit rrezikun që konsumatorëve t’u shiten produkte të skaduara apo të pasigurta për shëndetin.

Qytetari kërkon që institucionet përgjegjëse të kryejnë kontrolle më të shpeshta në këto biznese, në mënyrë që të parandalohet tregtimi i produkteve të skaduara dhe të respektohet detyrimi për lëshimin e kuponit tatimor.

Ndërkohë, rasti shërben edhe si një paralajmërim për konsumatorët që të kontrollojnë gjithmonë datën e skadencës së produkteve që blejnë dhe të kërkojnë kuponin tatimor për çdo blerje./ORA

 

ME TE LEXUARAT