“Në Holandë thirrën ministrin e Financave të japë llogari për Zvërnecin”- Aktivisti: SPAK të hetojë Ramën

Aktualitet

“Në Holandë thirrën ministrin e Financave të japë

Protesta masive kundër qeverisë Rama vijoi për të 22-ën ditë radhazi para Kryeministrisë, pjesë e së cilës ishte dhe Diaspora. Protestuesi Edison Lika mori fjalën para qytetarëve, duke kërkuar nga SPAK që të nisë verifikime dhe hetime ndaj kreut të qeverisë.

Lika tha se në Holandë është thirrur ministri i Financave për të dhënë shpjegime lidhur me kompanitë që janë pjesë e investimmit në Zvërnec, ndërsa sipas tij në Shqipëri ende nuk ka pasur veprime ndaj Ramës.

“Është thirrur ministri i Financave i Holandës për të dhënë llogari, por ende nuk është thirrur Edi Rama”, deklaroi ai nga podiumi i protestës.

Duke iu drejtuar Prokurorisë së Posaçme, Lika kërkoi hetime ndaj kryeministrit, duke theksuar se qytetarët presin që drejtësia të veprojë pa dallime politike.

“Nga ky shesh i bëjmë sërish thirrje SPAK-ut: hetoni Edi Ramën”, u shpreh protestuesi, mes mbështetjes së të pranishmëve.

ME TE LEXUARAT