“Nuk i intereson BE-së se kush qeveris”, Rama: Është koha për të shkruar histori

Aktualitet

“Nuk i intereson BE-së se kush qeveris”, Rama: Është

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ditën e sotme ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët lidhur me ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama u shpreh para studentëve se hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian nuk varet nga politika e brendshme apo nga qeverisja aktuale, por nga konsensusi i të 27 vendeve anëtare të BE-së. Rama theksoi se ky është një moment historik që ofron mundësinë për të shkruar një faqe të re në historinë e vendit, por që kërkon kujdes dhe përkushtim për të mos humbur këtë shans.

Rama: Komisioni nuk merret me politikë, nuk i intereson se kush qeveris në Shqipëri, a është e majtë a është e djathtë. Komisioni i ka marrëdhëniet me Shqipërinë, Parlamentin, institucionet e drejtësisë dhe të gjithëve u thotë këto janë detyrat. Çdo vit i bën një raport këshillit. Këshilli është kati i dytë. Janë udhëheqësit e të gjithë vendve anëtare. Ata mblidhen dhe shikojnë raportin e Komisionit. Komisioni thotë “t’i hapim negociatat me Shqipërinë”. Aty janë 27. Mjafton njëri të thotë jo, nuk hapen. BE është një organizëm që funksionon me konsensus. Mjafton njëri të thotë “Jo, gjëja nuk bëhet. Këtu është edhe ai debati i vetos. Ne jemi propozuar tre herë për të hapur negociatat dhe tre herë jemi refuzuar. Na ka propozuar Komisioni sepse ne i kemi bërë të gjitha detyrat për të hapur negociatat.

Jemi refuzuar sepse një vend anëtar nuk na donte. Kishte një problem të krijuar me shqiptarët. Pse? Politikë. Ai vendi thoshte “Jo, nuk jeni gati”. Ishte një kohë kur ne e bënim tonën, por nuk ishin bashkuar të gjitha bashkë. Evropa ishte në një situatë kur i dukej çdo gjë në rregull, thoshte “çna duhen të tjerë, ne kemi halle të tjera, etj,.” Ky është ngadalësimi. Ose vendi kandidat fillon e bën gabime dhe Komisioni vendos rezerva ose politika ngre rezerva. Sot nuk jemi në këto kushte. Por pyetja që duhte t’i bëjmë vetes është sa kohë kemi. Nuk i bie fati çdo brezi që të shkruajë histori. Tani është një moment që ne mund të bëjmë historinë duke hyrë në BE. Është hapur një dritare, është hapur dera. Dera mund të mbyllet por e rëndësishme është që ne të mos bëhemi sebep që të mbyllet dera./vizionplus.tv 

ME TE LEXUARAT