“Nuk kemi organizatorë, na ka mbledhur mllefi!”/ Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit: Bëtë gabim…

Protestuesit e mbledhur në ditët e fundit kanë theksuar se lëvizja e tyre nuk drejtohet nga organizatorë politikë, por është rezultat i pakënaqësisë së akumuluar ndaj qeverisjes dhe situatës në vend.
Gjatë protestës, një prej qytetarëve u shpreh se tubimet janë fryt i zemërimit qytetar dhe jo i organizimeve të strukturuara politike.
“Ne nuk kemi organizatorë, na ka mbledhur mllefi. Këtë protestë e keni organizuar ju vetë me vjedhjet që na keni bërë dhe me faktin që nuk na keni marrë seriozisht”, deklaroi ai.
Protestuesi shtoi se qytetarët ndihen të neglizhuar nga qeveria dhe se tashmë kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet.
“Sot duhet të na merrni seriozisht, sepse sot ju themi: Jepni dorëheqjen! Rama ik!”, u shpreh ai mes thirrjeve të pjesëmarrësve.
Protestat, të cilat nisën pas zhvillimeve në Zvërnec, janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë qytetare, ku pjesëmarrësit po artikulojnë kërkesa politike dhe sociale, me fokus kryesor largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.


