Panik në Shkodër/ Kontrolle në të gjithë qytetit pas mesazhit për bom'bë, "do të shpërthejë brenda 2 orësh"

Aktualitet

Panik në Shkodër/ Kontrolle në të gjithë qytetit pas
Edhe në Shkodër, policia ka nisur kontrollet për bombë, pas email-it kërcënues dhe terrorist që mbërriti në adresën e bashkisë së qytetit.


Kontrollet janë ushtruar në të gjithë godinën. Deri më tani nuk ka raportime për prezencë bombe. Në email, që mbërriti nga një adresë e paidentifikuar, thuhej se bomba do të shpërthente pas dy orësh.


“Përshëndetje. Ky është shteti Islamik. Me vullnetin e Allahut, kemi vendosur një bombë në ndërtesën tuaj. Ajo do të shpërthejë pas dy orësh. Pas kësaj, ju të pa fe do të coptoheni.

Allahu Akber” , thuhej në mesazh.

ME TE LEXUARAT