Pankarta thumbuese për kryeministrin: Rama pi verë 25 mijë euro, populli mendohet me çfarë ta skuq vezën
Lajmifundit
/
6 Qershor 2026, 21:39
Aktualitet

Në mesin e pankartave të shumta që kanë pushtuar bulevardin para Kryeministrisë, njëra prej tyre ka tërhequr vëmendjen për ironinë therëse lidhur me hendekun e madh ekonomik mes pushtetarëve dhe qytetarëve të thjeshtë.
Pankarta shfaq një imazh ku kryeministri Edi Rama portretizohet me brirë, duke konsumuar verë, shoqëruar me një tekst që godet drejtpërdrejt luksin e qeverisë përballë varfërisë së popullit:
“Rama e pi shishen e verës 25 mijë euro, populli mendohet me ça ta skuq vezën. Me vaj apo me ujë?”


