Përgjaket Durrësi, një tjetër aksident me vdekje te Kepi i Rodonit! (EMRI)

Aktualitet

Përgjaket Durrësi, një tjetër aksident me vdekje te Kepi i

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku për pasojë ka mbetur i pajetë një person.

Burime për mediat bëjnë me dije se shtetasi Arben Karamuço, i cili drejtonte një motomjet me 4 goma, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë Arben Karamuço ka ndërruar jetë, ndërkohë që një grua e cila ishte me të në motomjet, ka arritur të shpëtojë.

Ky aksident vjen pas tragjedisë që ndodhi më herët gjatë ditës së sotme në Durrës, ku një automjet përplasi 5 fëmijë që ishin duke luajtur në trotuar, duke lënë të vdekur 2 prej tyre dhe të plagosur rëndë një tjetër.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 16:45, në vendin e quajtur “Kepi i Rodonit”, në një terren me shkurre, shtetasi A. K., rreth 52 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar një motomjet (me 4 goma), dyshohet se ka humbur kontrollin, si pasojë e terrenit, dhe është rrëzuar. Si pasojë, 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në motomjet ndodhej edhe bashkëshortja e tij, shtetasja E. K., 44 vjeçe, e cila është lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT