Plagoset rëndë me mjet prerës 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori i dyshuar (EMRI)

Një konflikt i nisur për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një të riu në zonën e Shkozetit, në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pranë Kolaudimit të Automjeteve, ku i riu Ardit Zyberaj kishte shkuar për të kryer kontrollin teknik të automjetit të tij.
Sipas të dhënave paraprake, gjatë kohës që priste në radhë, ai është konfliktuar me një person që punonte pranë agjencive të sigurimit të automjeteve në këtë zonë.
Debati dyshohet se ka përshkallëzuar dhe i riu është goditur në pjesën e kofshës me një kaçavidë. Pas incidentit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja.
Zyberaj është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po merr trajtim mjekësor.
Policia ka identifikuar tashmë personin e dyshuar për plagosjen dhe po vijon punën për kapjen e tij, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


