Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet ndaj ikonës së skenës shqiptare, Birçe Hasko

Aktualitet

Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet ndaj ikonës së skenës

Sot është ndarë nga jeta një nga figurat më të njohura të artit shqiptar, aktori dhe pedagogu Birçe Hasko. Ai la pas një trashëgimi të çmuar në skenën dhe ekranin shqiptar, duke qenë për dekada me radhë një nga emrat më të respektuar të aktrimit dhe një mësues i rëndësishëm për shumë breza aktorësh të rinj.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili shprehu ngushëllime për familjen, kolegët dhe të gjithë komunitetin e artit.

Në mesazhin e tij, ai vlerëson kontributin e madh të Birçe Haskos në kulturën shqiptare dhe rolin e tij si artist dhe pedagog që ka formuar shumë aktorë ndër vite.

Birçe Hasko u kujtua si një mjeshtër i skenës, që i kushtoi jetën teatrit dhe edukimit artistik, duke lënë një gjurmë të fortë në historinë e artit në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT