Prokuroria e Tiranës nis hetimet për postat, sekuestron mallra pa faturë dhe 13 milionë lekë

Aktualitet

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për postat, sekuestron mallra pa

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për disa subjekte që ofrojnë shërbime postare. Subjektet akuzohen për veprën penale të evazionit fiskal, për mallrat që shiten pa faturë. Prokuroria njofton se u ushtruan kontrolle në disa subjekte që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet, ku u sekuestruan mallra pa faturë tatimore, 13 milionë lekë si dhe dokumente shoqëruese.

NJOFTIMI:

Hetime subjekteve që ofrojnë shërbime postare, Prokuroria Tiranë regjistron procedim penal për evazion fiskal për mallrat që shiten pa faturë, sekuestrohen 13 mln lekë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë regjistron procedimin penal nr.156, viti 2026, për veprën penale të evazionit fiskal, të parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Pas lejimit nga gjykata, me kërkesë të organit procedues, si rrjedhojë u ushtruan kontrolle në disa subjekte që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet.

Deri më tani, nga kontrollet janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash të marra në dorëzim pa fatura tatimore, 13 milionë lekë, si dhe dokumentacion shoqërues, prova që sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, tregojnë paligjshmëri në drejtim të evazionit fiskal, si dhe shuma parash që dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimet vijojnë për identifikimin e shitësve realë dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme

 

ME TE LEXUARAT