Protesta e 99-të / Profesor Susaj: Kusht largimi i Ramës! Zjarret janë të qëllimshme, do të mbijë ndonjë resort apo ....

Në protestën e 99-të kundër qeverisë, profesori Lush Susaj ka folur për News24, duke komentuar situatën në vend dhe zhvillimet e protestës.
Susaj u ndal te zjarret, duke pretenduar se ato nuk janë natyrore, por të qëllimshme. Sipas tij, pas zonave të përfshira nga flakët shfaqen më pas projekte turistike apo parqe fotovoltaike.
“Zjarr natyral nuk ka, janë të vënë në mënyrë të qëllimshme. Shqipëria po digjet nga Paketa e Maleve dhe lojërat e ndyra antishqiptare me prona. Kudo ku ka zjarr, mbin një resort apo park fotovoltaik”, u shpreh ai.
Profesori vlerësoi gjithashtu protestën dhe tha se ajo po vjen duke u rritur, ndërsa theksoi se qytetarët e kanë vendosur kushtin, largimin e Ramës.
“Protesta është shembullore, po vjen duke u rritur dhe ka vendosur një kusht themelor, dhënia e dorëheqjes së Ramës dhe qeverisë. Ka zhdukur pluralizmin real dhe demokracinë”, deklaroi Susaj.


