Publikohet emri, arrestohet autori i alarmit fals për bombë te shkolla ‘Edit Durham’ në Tiranë

Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën "Edit Durham".
Menjëherë policia është mobilizuar dhe ka nisur kontrollet ku u vërtetua se nuk kishte asnjë lëndë plasëse dhe telefonata rezultoi alarm i rremë.
Blutë e Tiranës kanë gjurmuar numrin e denoncuesit dhe u zbulua se pas telefonatës ishte Edmond Jatagani. Ai është arrestuar nga policia dhe shërbimet e Antiterrorit.
Jatagani rezulton i shoqëruar disa herë nga policia në lidhje me aktet dhe thirrjet për dhunë gjatë protestave.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit
Specialistët e Njësisë Antiterror arrestuan për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, shtetasin M. J., 47 vjeç.
47-vjeçari dyshohet se, rreth orës 06:30 të datës 14.09.2026, ka telefonuar Policinë e Tiranës, duke pretenduar për terrorizëm dhe lëndë të shkatërrimit në masë, në një shkollë 9-vjeçare.
Menjëherë pas telefonatës, në shkollën e sinjalizuar, shërbimet e Policisë, Njësia Antieksploziv dhe Njësia Antiterror kanë kryer veprimet e nevojshme verifikuese, nga të cilat rezultoi se informacioni ishte i rremë dhe se nuk kishte lëndë të tilla të rrezikshme.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasi M. J. e ka publikuar këtë informacion të rremë edhe në rrjetet sociale.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


