Publikohet fotoja, u ekzekutua në Sarandë nga dy persona me motorë, kush është 42-vjeçari, e shkuara e tij

Aktualitet

Publikohet fotoja, u ekzekutua në Sarandë nga dy persona me
Personi në foto është Artan Myrtaj, 42-vjeçari që mbeti i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Sarandë, në një atentat të ndodhur në qendër të qytetit bregdetar.

Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Sipas të dhënave paraprake, autorët dyshohet se kanë qenë dy persona të maskuar me skafandra, të cilët lëviznin me motor dhe kanë qëlluar në drejtim të 42-vjeçarit.

Ende nuk dihen motivet e atentatit dhe identiteti i autorëve të ngjarjes së sotme. Policia e Sarandës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes.

E shkuara e Artan Myrtajt 

Viktima ishte i përfshirë edhe në ngjarjen e korrikut të kaluar ku mbetën të plagosur dy persona nga Kamza.

Ai ishte arrestuar më parë për veprën penale përkrahje e autorit të krimit rezulton në një ngjarje kriminale të ndodhur në 17 korrik 2025 në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza.

Ai njihej ndryshe edhe me nofkën “Tani Ruzhdiut”. Aktualisht në burg për plagosjen e Lamës dhe Hajdaraj është Ramadan Zoto, ndërsa Artan Murtaj dhe Klaus Jacaj, të cilën u akuzuan për “përkrahje të autorit të krimit”, janë liruar para pak kohësh. Në kërkim mbetet vetëm Erjon Canaj.

ME TE LEXUARAT