Qytetari: Protesta do të kalojë në mosbindje civile! Kjo qeveri njihet ndërkombëtarisht se fsheh para të pista

Në protestën e 65-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarë të ndryshëm vijuan akuzat ndaj mazhorancës, duke deklaruar se pakënaqësia po rritet dhe se protesta mund të përshkallëzohet.
Një prej protestuesve ka akuzuar qeverinë se ka lejuar një “masakër betoni” në zonën e Nartës dhe se kryeministri e ka mohuar para mediave të huaja, ndër to edhe “Channel 4”.
Më tej ai u shpreh se qeveria shqiptare është qeveria e parë që njihet ndërkombëtarisht se fsheh në Shqipëri para të pista, jo vetëm të mafiozëve shqiptarë, por edhe të mafive të tjera.
Duke folur për vijimësinë e protestës, ai deklaroi se ajo mund të përshkallëzohet në mosbindje civile
“Dua që kjo protestë të zgjasë, pasi është maratonë, jo sprint. Kjo protestë mund të përshkallëzohet vërtet në mosbindje civile anembanë Shqipërisë”, u shpreh ai.
Protestuesi: Këtu nuk di nga t’ja fillosh. Ai që shkatërrim që na nisur në Nartë, që Rama e ka mohuar masakrën e betonit përpara Channel 4. Kjo është qeveria e parë që njihet ndërkombëtarisht se fsheh në Shqipëri para të pista, jo vetëm të mafiozëve shqiptarë, por dhe të gjitha mafieve.
Dua që kjo protestë të zgjasë, pasi është maratonë, jo sprint. Kjo protestë mund të përshkallëzojë vërtetë, mund të përshkallëzohet në mosbindje civile anembanë Shqipërisë. Do të jetë e vështirë, patjetër, pasi këta kontrollojnë gjithçka. Nuk kemi sindikata. Ju jeni e vetmja media e lirë. Revolta është e vonë, por shyqyr që ndodhi


