“Rama është një pengesë që do e kalojmë”/ Pedagogu në protestë: Misioni është i qartë, shpëtimi i Shqipërisë

Pedagogu Ervin Goci i pranishem ne shesh, foli për protestën rëndësinë e saj duke u ndalur edhe tek akuzat e kryeministrit Edi Rama që i bën protestuesve duke i etiketuar si iranianë.
“Ndoshta 60-70 % e atyre njerëzve kanë halle madhore, por kur dëgjon kryeministrin apo deputetët të tallen të denigrojnë, i thonë iraniane, agjentë, kupton që këta mirë që nuk kanë ndjeshmëri, por e kanë ndarë mendjen ta sulmojnë qytetarin shqiptar.
Kjo protestë ka një mision shpëtimin e Shqipërisë. Rama është një pengesë që do e kalojmë, në kuptimin literal të fjalës kjo protestë të fshijë këtë klasë politike. Koncertin e kam quajtur koncensionin e radhës.
Populli shqiptar është përballë një klike por ky popull e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet fshirë dhe t’i hapet rruge një horizonti të ri, një Shqipërie të re”, tha mes të tjerash ai.


