“Rama ne nuk e kemi harruar Belindën”/ Studentja risjell shprehjen në protestë: Punë ka, por merren me mik

Aktualitet

“Rama ne nuk e kemi harruar Belindën”/ Studentja risjell

Një studente ka emocionuar protestuesit teksa ka mbjtur fjalimin në podiumin par Kryeministrisë kur tha se në vendin tonë edhe pse liritë janë të garantuara me Kushtetutë sërish nuk i gëzojmë ato.

E reja tha se vendet e punës merren me njohje dhe se ka ende shumë të paarsimuar. Gjithashtu studentja i kujtoi qeverisë aferat duke nisur nga ajo e ish-zv.kryeminstres Belinda Balluku.

“Në Kushtetutë, në nenin 18 garantohet liria. Ne këtu s’kemi liri, prandaj jemu për të dhënë një mësim. Ata që s’kanë vend këtu duhet të largohem, kjo është dita e 17 dhe s’do të tërhiqemi.

Rama ka thënë se ka punë, por s’ka profesionistë. Punë ka por merret me mik.

Rama ik largohu! S’kemi të drejta, sa e sa njerëz vuajnë, kemi shumë të paarsimuar.

Nuk e kemi harruar Sali Berishën, as Belindën as lali Erin.

Unë prindërit i kam larg dhe ata vuajnë për mua. Rama jep dorëheqjen sepse nuk të duam, e ardhmja jemi ne.

ME TE LEXUARAT