Rama uron besimtarët ortodoksë: Gëzuar Pashkën!
Lajmifundit
/
12 Prill 2026, 08:33
Aktualitet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkës, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë uroi të gjithë besimtarët për këtë ditë të shenjtë, duke theksuar rëndësinë e saj si simbol i shpresës dhe ringjalljes.
“MIRËMËNGJES dhe në këtë mëngjes të bekuar ju uroj Gëzuar Pashkën Ortodokse”, shkruan ai.
Urimi i kryeministrit vjen në një nga festat më të rëndësishme për besimtarët ortodoksë, e cila kremton “Ngjalljen e Krishtit” dhe përcjell mesazhe paqeje, dashurie dhe besimi.


