Ranë pre e sulmit kibernetik të “Homeland Justice”, Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm mbeten pa sistem

Aktualitet

Ranë pre e sulmit kibernetik të “Homeland Justice”,

Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm kanë mbetur pa sistem pas sulmit kibernetik të kryer nga “Homeland Justice”. Megjithëse Prokuroria e Përgjithshme mohoi dëme, raportohet se organet e akuzës janë prekur në sistem.

Grupi i hakerave njoftoi se kishte sulmuar sistemet e Gjykatës së Lartë dhe të Prokurorisë së Përgjithshme, duke pretenduar se kanë hyrë në rrjetet e këtyre institucioneve dhe kanë marrë të dhëna dhe dokumente që lidhen me funksionimin e brendshëm të tyre.

Por, Prokuroria e Përgjithshme, në një njoftim zyrtar, theksoi se nga verifikimet e kryera nga ekspertët e sigurisë së IT-së, nuk kanë konstatuar gjurmë komprometuese.

“Për shkak të interesit në lidhje me hackerimin e mundshëm të faqes zyrtare së Prokurorise së Pergjithshme, ju bëj me dije se nga verifikimet e kryera nga eskpertet e sigurisë së IT-së nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese deri në momentin që flasim në formën hackerimit. Stafet tona të IT-së janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën”, tha Prokuroria.

Po ashtu, edhe Gjykata e Lartë mohoi sulmin.

“Në lidhje me interesimin tuaj, ju bëjmë me dije se Gjykata e Lartë nuk ka pësuar sulm kibernetik. Sipas pretendimeve të Homeland Justice, grupit në Telegram, faqja gjykata.gov.al, e cila është në menaxhimin e plotë të KLGj-së, ka pësuar sulm kibernetik. Ky sulm nuk ka asnjë lidhje me sistemin e brendshëm apo faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë”, njoftoi Gjykata.

Sulmi erdhi pasi grupi në fjalë shënjestroi ditë më parë edhe Kuvendin dhe Postën Shqiptare.

ME TE LEXUARAT