Sarandë/ Qëllon në ajër dhe më pas i vë armën në kokë një tjetri! Largohet me 'Audi Q7', por kapet nga policia

Aktualitet

Sarandë/ Qëllon në ajër dhe më pas i vë armën

SARANDË - Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në hyrje të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, një person ka qëlluar 4–5 herë në ajër me armë zjarri dhe më pas ka kanosur një shtetas duke i vendosur armën në kokë.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip Audi Q7 në drejtim të Borshit.

Burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht bëjnë me dije se ai mund të jetë ndaluar nga policia.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të incidenti.

Sarandë/Informacion paraprak

Sarandë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 17:30, shtetasi K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër. Falë reagimit të shpejtë dhe punës së mirëorganizuar të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja e autorit të kësaj ngjarje.

ME TE LEXUARAT