Shkeli perimetrin e sigurisë me motor uji në plazh, gjobitet 5.3 milionë lekë drejtuesi në Sarandë

Aktualitet
Shkeli perimetrin e sigurisë me motor uji në plazh, gjobitet 5.3

Shkeli perimetrin e sigurisë dhe nuk dispononte dokumentacionin e detyrueshëm në bord, Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues dhe ndëshkon poseduesin me masë administrative 530.000 lekë të rinj.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe zbatimin e rregullave të lundrimit.

Gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues që ishte futur brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku pushuesit po laheshin, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti nuk ishte regjistruar brenda afateve të parashikuara nga ligji, si dhe se në bord mungonte dokumentacioni i detyrueshëm

Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues u shoqërua dhe u bllokua në portin e Sarandës, ndërsa ndaj poseduesit u vendosën masa administrative në vlerën totale 530.000 lekë të rinj, në përputhje me shkeljet e konstatuara.

Policia e Shtetit apelon ndaj përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to, të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos hyrë në zonat e përcaktuara për pushuesit.

ME TE LEXUARAT