Shkodër/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Mali i Gjymtit, arrestohen babë e bir

Aktualitet

Shkodër/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Mali i Gjymtit,

Babë e bir banues në fshatin Dajç kanë rënë në prangat e policisë për kultivim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të kryera në fshatin Mali i Gjymtit, në vendin e quajtur “Këneta”, blutë gjetën një numër të konsiderueshëm fidanësh të dyshuar narkotikë kanabis

“Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të planit operacional “Faza e parë”, për parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare të tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Mali i Gjymtit.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan shtetasit P. D., 60 vjeç dhe A. D., 41 vjeç, të dy banues në fshatin Dajç, pasi dyshohet se kanë kultivuar një numër të konsiderueshëm fidanësh të dyshuar narkotikë kanabis, që u gjetën në vendin e quajtur “Këneta”, njësia administrative Dajç.

Operacioni antikanabis i koduar “Faza e parë” vijon”, njoftoi sot policia.

ME TE LEXUARAT