Shkoi me të afërmit për tu larë në Drin dhe humbi jetën, gjendet trupi i vajzës 7-vjeçare të mbytur

Aktualitet

Shkoi me të afërmit për tu larë në Drin dhe humbi

Është gjetur trupi i pajetë i vajzës rreth 7 vjeç, e cila dyshohej se ishte mbytur një ditë më parë në lumin Drin, në Gjoricë të Bulqizës.

Pesë persona, xhaxhai dhe katër nipa e mbesa, ishin futur për t’u larë dje pasdite vonë në lumin Drin, kur dyshohet se niveli i ujit është shtuar pas hapjes së portave të hidrocentralit në Dibër të Madhe. Për pasojë, rrjedha e lumit i ka marrë.

Familjarët njoftuan Policinë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar. Shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe, pas rreth 4 orësh kërkime, bënë të mundur shpëtimin e katër personave.


Ndërkohë, vijuan kërkimet për fëmijën e mbetur, trupi i të cilit është gjetur i pajetë poshtë urës së lumit Drin, në zonën e Gjoricës së Bulqizës.

ME TE LEXUARAT