Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër, policia në vendngjarje

Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër, policia

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e kësaj të shtune.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë godinës së Bashkisë Shkodër. Nga informacionet paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., rreth 60 vjeç, nga persona ende të paidentifikuar është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

 

 

ME TE LEXUARAT