Shpërthimi me tritol në Lezhë, policia jep detaje: Vetëm dëme materiale, një i shoqëruar

Aktualitet

Shpërthimi me tritol në Lezhë, policia jep detaje: Vetëm

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin me tritol të regjistruar paraditen e kësaj të mërkurë në Lezhë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Balldren rreth orës 09:55.

Sipas njoftimit, shpërthimi ka ndodhur në një terren të hapur dhe ka shkatuar vetëm dëme material. Lidhur me ngjarjen është shoqëruar një i dyshuar teksa policia po punon për zbardhjen e plotë dhe sqarimin e rrethanave të shpërthimit.

“Rreth orës 09:55, jemi njoftuar se në fshatin Balldren i Vjetër, Lezhë, në një terren të hapur  në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, pa shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore.

Në lidhje me këtë ngjarje, është shoqëruar 1 shtetas i dyshuar dhe po kryhen veprime të mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të të dy ngjarjeve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT