“Shqipëria nuk është e tradhtarëve”/ Qytetarët sërish në protestë kundër resortit në Zvërnec! Nis marshimi (FOTO)

Aktualitet

“Shqipëria nuk është e tradhtarëve”/

Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur edhe këtë të shtunë në sheshin “Skënderbej”, nga ku do të marshojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në ditën e 7-të të protestës për çështjen e zonave të mbrojtura.

Me flamuj dhe pankarta në duar, protestuesit, pas marshimit në bulevard, pritet të ndalen para godinës së Kryeministrisë.

“Shqipëria nuk është e tradhtarëve”/

“Shqipëria nuk është e tradhtarëve”/

Prej ditësh, qytetarë dhe aktivistë kanë protestuar në kryeqytet ndërsa kanë artikuluar pesë kërkesa kryesore: dorëheqjen e kryeministrit; shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë; shfuqizimin e Paketës së Maleve; anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura; si dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

ME TE LEXUARAT