SKANDALI në Akademinë e Sigurisë/ Kjo është menuja që konsumuan studentët para helmimit masiv

Aktualitet

SKANDALI në Akademinë e Sigurisë/ Kjo është menuja

Kjo është menuja e drekës që kanë konsumuar studentët e Akademisë së Sigurisë, pak para se disa prej tyre të përfundonin në QSUT me simptoma helmimi.

Sipas informacioneve paraprake, studentët janë ndjerë keq pas konsumimit të drekës së shërbyer brenda Akademisë, duke shfaqur shqetësime shëndetësore që dyshohet të lidhen me ushqimin.

Menuja e drekës së konsumuar një ditë më parë përfshinte: Sallatë me perime të ziera, gjellë me patate ose tavë me presh, makarona ose pilaf, mish, biskota, banane dhe bukë.

Autoritetet pritet të kryejnë analizat përkatëse për të përcaktuar shkakun e helmimit të dyshuar, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të studentëve.

Për ngjarjen janë arrestuar teknologia, Kristjana Plaka dhe kuzhinieri, Kujtim Ballgjini i kompanisë private të kateringut, e cila kishte kontratë me Akademinë e Sigurisë për furnizimin me tre vaktet ushqimore të studentëve. Ndërkohë, administratoria e kompanisë është shpallur në kërkim.

 

 

ME TE LEXUARAT