SMS mashtruese në emër të e-Albania për gjobat e makinës, policia apelon qytetarët (FOTO)

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”
Policia e Shtetit njofton qytetarët se është evidentuar një skemë e re mashtrimi përmes mesazheve SMS, e ngjashme me atë të “Postës Shqiptare”, për të cilën është depozituar kallëzim edhe nga vetë institucioni (Posta Shqiptare) pranë strukturave për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit.

Mesazhet paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga e-Albania për pagesën e gjobave të automjeteve dhe përmbajnë linke të falsifikuara që drejtojnë përdoruesit në faqe të rreme, me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe bankare.
Këto mesazhe janë mashtrim dhe nuk kanë asnjë lidhje me e-Albania apo institucionet shtetërore.
Qytetarët këshillohen:
Të mos klikojnë në linke të dërguara përmes SMS-ve nga numra të panjohur.
Të mos japin të dhëna personale apo bankare në faqe të pakonfirmuara.
Të mos veprojnë nën presionin e mesazheve që krijojnë urgjencë.

Rekomandohet:
Përdorimi vetëm i faqes zyrtare https://e-albania.al.
Fshirja e menjëhershme e mesazheve të tilla.
Raportimi i çdo rasti pranë autoriteteve.
Kontakti i Policisë së Shtetit për denoncime:
Email: [email protected]
Tel: +355 69 415 5552
Web: www.asp.gov.al/denonco-krimin-kompjuterik
Policia e Shtetit vijon punën për identifikimin dhe goditjen e këtyre skemave mashtruese, duke mbetur e angazhuar për garantimin e sigurisë digjitale të qytetarëve.


