“Sot shkrihen bashkitë, nesër mund të jetë prona juaj”, qytetari thirrje administratës: “Dilni, protestoni!

Një i ri pjesëmarrës në protestën kundër qeverisë, u bëri thirrje qytetarëve që t’u bashkohen tubimeve, duke argumentuar se vendimet e marra sot mund të kenë pasoja për të gjithë në të ardhmen.
Duke iu referuar debatit për reformën administrativo-territoriale, protestuesi tha se kundërshtimi nuk duhet të kufizohet vetëm te bashkitë që preken nga propozimet.
Protestuesi iu drejtua edhe punonjësve të administratës publike, duke i ftuar të marrin pjesë në protesta.
“Suksesi ka një autor, por dështimi këtu në Shqipëri ka ngelur jetim. Pse vazhdon kjo protestë?
Çështja është kush vendos dhe kujt i jepet llogari. Sot protesta po ndodh këtu, dje ndodhi në Poliçan, por mos harroni se këto bashkitë që po shkrihen apo këto gjerat që po na ndodhin nesër mund të jetë prona juaj.
Mos harroni dilni protestoni. Kur kanë ndodhur protestat e mëdhaja, ato që kanë tundur themelet kanë ndodhur sepse pushteti nuk e justifikonte me veten e tij. Sot jemi njerëz të shtypur. Njerëz që punoni në administratë, dilni sepse jeni ju që do vuani nesër pasnesër të ardhmen e fëmijëve tuaj”, tha nder te tjera i riu.


