SPAK ndan mesazhin e Brahos: Do të godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë

Aktualitet

SPAK ndan mesazhin e Brahos: Do të godasim krimin e organizuar dhe

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpërndarë pasditen e kësaj të shtune, një mesazh në rrjetet sociale nga drejtuesi i saj Klodjan Braho.

Në këtë mesazh, Braho shpreh angazhimin e SPAK-ut lidhur me luftën kundër krimit të organizuar.

SPAK ndan mesazhin e Brahos: Do të godasim krimin e organizuar dhe

 

“Ne do të vijojmë të godasim me forcën e ligjit krimin e organizuar, si dhe çdo funksionar publik që bashkëpunon apo lehtëson veprimtarinë e krimit të organizuar”, thuhet në mesazhin e Brahos.


Ky mesazh vjen në ditën kur SPAK njoftoi se kishte goditur një nga grupet kryesore kriminale në Vlorë, duke lëshuar 8 urdhër-arreste për krime të rënda, 3 prej të cilave janë ekzekutuar.

Sipas SPAK-ut, aktiviteti i grupit ishte i shtrirë në disa vende të Bashkimit Europian, ndërsa hetimet janë bazuar në komunikimet e koduara SKYECC. Përmes bisedave të inkriptuara është zbuluar se ky grup kriminal është përfshirë në krime kundër personit, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Në njoftimin zyrtar, SPAK sqaron episodet e trafikut të drogës, si dhe zbardh dy vrasje të ndodhura në Vlorë, në vitin 2021. Fjala është për ekzekutimin e Gentian Qarrit, më 6 shkurt 2021 si dhe të Bledar Birçajt, më 10 maj 2021./KLAN

ME TE LEXUARAT