“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin: Bëhet fjalë për njerëz të kabinetit të zv.kryeministres

Prej më shumë se katër orësh Këshilli i mandateve po shqyrton një kërkesë të SPAK për marrjen e lejes për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Burime pranë kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhi thanë për mediat se në përgjigje të pyetjeve të deputetëve demokratë, Prokuroria “informojë se ka prova se disa persona “të fortë” (duke nënkuptuar elementë të krimit të organizuar) kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të zonjës Balluku. Për këtë kanë paraqitur edhe provat në mbledhjen e Këshillit – transkripte të bisedave”.
Ndërkohë, gjatë mbledhjes, burime thanë , se prokurori i SPAK, Dritan Prençi e ka përgënjeshtruar përmbajtjen që është shpërndarë në media.
Ai ka thënë se fjala “të fortë” i referohet njerëzve në kabinetin e zv.kryeministres Balluku dhe jo personave të tjerë./TCH


