I moshuari në protestën e 38-të: Rama t’ua jap pensionistëve ato 4 milionë euro, jo për tallava dhe ....

Aktualitet

I moshuari në protestën e 38-të: Rama t’ua jap

Një i moshuar pjesëmarrës në protestën e 38-të për largimin e kryeministri Edi Rama dhe qeverisë së tij, nuk ka lënë pa kritikuar kreun e qeverisë lidhur me financimin me 4 milionë euro të koncertit të Kanye West në Tiranë.

“Qeveria ua ka dhënë paratë të vetëve, në vend që t’ua japë pensionistëve ato 4 milionë euro, shkon e i lë në tallava”, tha ai.

Më tej, i moshuari u shpreh se kryeministri rregullon e zbukuron zyrën e tij, kurse populli trajtohet me pak para.

“Shkon Rama e rregullon Kryeministrinë, ta bëjë më të bukur me pikturat e tij, kurse populli merr 10 mijë lekë. Me 80 mijë lekë, në kohën e atij, ndërtoja shtëpinë unë, tani duhen 250 mijë euro për të blerë një hyrje”, tha protestuesi.

I moshuari: Kam plakën sëmurë, me diabet. Im vëlla bëri katër koronare dhe tani është në spital privat, ku paguan për terapinë. Në shtet nuk kishte trajtim, ndaj u detyrua të ikte. Nuk kishte as në Onkologjik.

Ky shtet ka mbaruar. Të largohen sa më parë këta kriminelë. Qeveria ua ka dhënë paratë të vetëve, në vend që t’ua japë pensionistëve ato 4 milionë euro, shkon e i lë në tallava.

Shkon Rama e rregullon Kryeministrinë, ta bëjë më të bukur me pikturat e tij, kurse populli merr 10 mijë lekë. Me 80 mijë lekë, në kohën e atij, ndërtoja shtëpinë unë; tani duhen 250 mijë euro për të blerë një hyrje.

ME TE LEXUARAT