Kurbin/ Plagoset me armë zjarri 22-vjeçari, i vëllai e dërgon në spital. Në gjendje të rëndë te Trauma (EMRI)

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 fshatin Gjorm në rrethana ende të paqarta.
Sipas informacioneve paraprake, Veron Pasha është qëlluar në kofshë dhe është transportuar fillimisht drejt spitalit nga vëllai i tij, për t’u dërguar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Për shkak se ndodhet në sallën e operacionit, 22-vjeçari nuk ka mundur të japë ende dëshminë e tij për rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, vëllai i tij është shprehur se nuk ka dijeni se çfarë ka ndodhur dhe si ka mbetur i plagosur.
Kurbin/ Informacion paraprak
Më datë 25.07.2026, rreth orës 19:00, është dërguar në spital shtetasi V. P., 22 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, Kurbin, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.


