Tensionet në Theth/ U dëgjua të drejtohej me ofendime të rënda! Zyrtari i IKMT-së: S'ka Zot të godasë punonjësit e Shtetit

Aktualitet

Tensionet në Theth/ U dëgjua të drejtohej me ofendime të

Një incident i tensionuar është shënuar sot në Theth, ku Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje. Situata u përshkallëzua pasi disa persona të paidentifikuar hodhën një shishe me benzinë në drejtim të një fadrome të IKMT-së, duke shkaktuar vetëm dëmtimin e një ure pranë, pa dëmtuar mjetin apo punonjësit.

Pas këtij momenti, ka shpërthyer një debat i ashpër mes shefit të IKMT-së, Fatmir Metaj, dhe disa banorëve të zonës. Metaj reagoi me tone të forta, duke thënë:

“Nuk mund të hedhësh molotov dhe të vrasësh punonjësit e shtetit. Nuk është normale. Ke ndërtuar pa leje, je i paligjshëm. Nuk është e pranueshme të vrasësh njerëzit. Po të ishe ti atje, do të kishte pasur pasoja.”

Një banor iu përgjigj me revoltë: “Me shpinë time çfarë ke?” ndërsa Metaj tha:

“Jo me molotov, nuk mund ta kthesh shtetin mbrapa as me armë, as me kallash. Të jesh i bindur ti dhe një mijë si ty.”

Një tjetër banor, po ashtu i revoltuar, iu drejtua Metajt: “Molotovin e ke ti për popullin,” duke shprehur pakënaqësinë ndaj mënyrës se si po zhvillohet ndërhyrja e autoriteteve.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të ruajtur rendin dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në hedhjen e shishes me benzinë. Ndërkohë, operacioni i shembjes së ndërtesave pa leje në këtë zonë vijon.

 

ME TE LEXUARAT