TRAGJIKE në Greqi: Shqiptarja ndërron jetë pas lindjes, bashkëshorti ngre dyshime

Aktualitet

TRAGJIKE në Greqi: Shqiptarja ndërron jetë pas lindjes,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një grua shqiptare e quajtur Vjosana Mana, ka ndërruar jetë pak pas sjelljes në jetë të foshnjës së saj.

Familjarët e Vjosana Manës kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në humbjen e jetës së saj, duke kërkuar një hetim të detajuar për rastin.

Bashkëshorti i së ndjerës, Eneo Rushita, gjatë një lidhjeje direkte në emisionin “Shqipëria Live”, ndau detaje mbi ngjarjen. Ai tha se nuk ishte informuar nga stafi mjekësor pas lindjes dhe se më vonë mësoi se bashkëshortja do t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e mitrës, pasi kishte pësuar hemoragji.

“Vjosana kishte planifikuar një lindje cezariane. Unë kërkoj hetime sepse kishim lindje të planifikuar më datë 24 qershor. Çdo gjë dukej normale në fillim, ma sollën foshnjën dhe më thanë që kishte një hemorragji të brendshme, dhe çdo gjë ishte në kontroll. Në orën 3 pasdite takoj doktorin dhe më thotë që kishin futur në operacion të dytë dhe i kishin hequr mitrën, pa më kontaktuar. Pas lindjes më thanë që e kishin operuar përsëri dhe duhet t’i hiqnin mitrën pasi kishte pësuar hemorragji. Fillimisht më thoshin që nuk ka gjë për t’u shqetësuar. Të nesërmen në mëngjes ndërroi jetë, mushkëria ishte mbushur me ujë. Presim analizat, nuk kanë dalë ende. Nga autoritetet nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, u shpreh bashkëshorti i 35-vjeçares, Eneo Rushita.

 

 

ME TE LEXUARAT