U dhunua në komisariat! Protestuesi: Më rrahu policia – Jam në gjendje të rënduar ekonomike, Rama ka degraduar vendin

Aktualitet

U dhunua në komisariat! Protestuesi: Më rrahu policia – Jam

Një prej protestuesve ka treguar për News24 shenjat në trup, duke pretenduar se është dhunuar nga efektivët e policisë pas shoqërimit në komisariat.

Qytetari tha se është goditur me grushte nga efektivët, ndërsa tregoi shenjat që, sipas tij, i janë shkaktuar gjatë shoqërimit.

“Më ka bërë policia. Në protestë dje në mëngjes. Më gjuajtën me grushta. Po rrija në protestë, më rrahën”, deklaroi protestuesi.

Një tjetër protestues, i cili ndodhej pranë tij, tha se shenjat e dhunës janë konstatuar pasi qytetari u tregoi të pranishmëve se çfarë kishte ndodhur.

“Këtu e zbuluam se e kanë dhunuar. Na tha që është në gjendje të vështirë ekonomike. Unë gjej rastin t’i bëj thirrje Policisë së Shtetit të tregohet më e kujdesshme ndaj individëve të ndryshëm që janë në protestë. Ka njerëz me halle dhe probleme që i kanë nxjerrë këtu”, tha ai për News 24.

ME TE LEXUARAT