Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, flet fqinji i viktimës: Nuk kishte probleme dhe konflikte me asnjë njeri

Aktualitet

Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, flet fqinji i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 78-vjeçar u gjet i vdekur në shtëpinë e tij me një plagë në kokë.

Sipas policisë, deri më tani po hetohet në dy pista, ajo e një rrëshqitje aksidentale në banesë ose për ngjarje kriminale.

Ilia Gjatolli, fqinji i viktimës u shpreh: “Unë isha në Korçë, kur arrita në fshat e mora vesh, më erdhi shumë keq. Fatkeqësi e madhe. Shumë njeri i mirë, kemi shumë vite që jemi komshinj, janë shumë njerëz të mirë edhe djemtë edhe si familje. Janë të respektuar. Nuk ka patur konflikte me asnjë njeri. Kishim hyrje dalje, nuk na kanë thënë asnjë shqetësim. S’kishte as probleme asgjë. Nuk e di për çfarë dyshohet, e mori ekspertiza, të verifikohet nëse është ngjarje aksidentale apo kriminale.”

 

ME TE LEXUARAT