Vlore/Rrëshqitje dherash dhe gurësh në dalje të tunelit të Llogarasë, bllokohet aksi rrugor
Lajmifundit
/
14 Shkurt 2026, 16:04
Aktualitet

Në dalje të tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është regjistruar një rënie dherash dhe gurësh në aksin rrugor, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Ngjarja ndodhi si pasojë e punimeve që po kryhen në zonë, ku masat e dheut dhe gurët përfunduan në rrugë, duke krijuar bllokim të përkohshëm të trafikut dhe radhë automjetesh.
Aksi rrugor qëndroi i bllokuar për rreth 30 minuta, ndërsa më pas u ndërhy për pastrimin e segmentit dhe hapjen e qarkullimit/Shqiptarja


