Përfshihet nga flakët një lokal në Triport, rrezikohet Pylli i Sodës në Vlorë (VIDEO)

Aktualitet

Përfshihet nga flakët një lokal në Triport, rrezikohet Pylli

Një zjarr ka rënë në një prej lokaleve në zonën e Triportit, në Vlorë, duke rrezikuar përhapjen e flakëve në drejtim të zonës pyjore të Pyllit të Sodës.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë nisur menjëherë ndërhyrjen për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, situata është normalizuar dhe rreziku i përhapjes së flakëve është shmangur.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende të ditura.

 

ME TE LEXUARAT