Donte të hakmerrej ndaj ish-partneres/ 40-vjeçari i vë flakën shtëpisë, humbin jetën tragjikisht motra dhe 3 fëmijët e saj

Bota

Donte të hakmerrej ndaj ish-partneres/ 40-vjeçari i vë

Një 40-vjeçar në Britaninë e Madhe është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi i vuri zjarrin një shtëpie dhe duke i marrë ish-kunatën e tij dhe tre fëmijëve të saj të vegjël.

Sipas BBC, ngjarja tragjike ndodhi si pasojë e një sulmi hakmarrjeje ndaj ish-partneres së tij.

Autori i krimit, Sharaz Ali, 40 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen e Bryonie Gawith, 29 vjeçe, dhe tre fëmijëve të saj, Denisty Gawith (9 vjeçe), Oscar Gawith (5 vjeç) dhe Aubree Birtle (22 muajshe), të cilët humbën jetën pasi shtëpia ku jetonin u përfshi nga flakët.

Sipas gjykatës, autori kishte planifikuar sulmin pasi ish-partnerja e tij, Antonia Gawith, kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me të. I shtyrë nga xhelozia dhe dëshira për hakmarrje, ai shkoi në banesën ku ajo jetonte së bashku me motrën dhe fëmijët e saj.

Ngjarja ndodhi në vitin 2024, në një shtëpi në Bradford. Ali shkoi atje së bashku me një bashkëpunëtor, Calum Sunderland, 27 vjeç. Sipas prokurorisë, Sunderland theu derën e përparme të shtëpisë me urdhër të Aliut, duke i hapur rrugë që të hynte brenda.

Brenda banesës, Ali hodhi benzinë mbi Antonia Gawith me qëllim që ta digjte të gjallë, por ajo arriti të arratisej në momentet e fundit. Pas kësaj, ai i vuri zjarrin shtëpisë. Në atë moment në banesë ndodheshin Bryonie dhe tre fëmijët e saj, të cilët mbetën të bllokuar brenda ndërsa flakët u përhapën me shpejtësi.

Gjatë gjyqit gjyqtari deklaroi se sulmi kishte qenë i planifikuar dhe se Ali kishte treguar një mungesë të plotë ndjeshmërie për jetën e fëmijëve, duke i konsideruar ata si “dëme anësore të pranueshme” në planin e tij për hakmarrje.

Për këtë krim të rëndë, gjykata vendosi ndaj Sharaz Ali burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi, një nga dënimet më të rënda në sistemin britanik të drejtësisë.

Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij Calum Sunderland u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia dhe u dënua me burgim të përjetshëm, me një periudhë minimale prej 18 vitesh, para se të mund të kërkojë lirimin me kusht.

Në deklaratën e saj para gjykatës, Antonia Gawith tha se jeton çdo ditë me kujtimet e asaj nate tragjike dhe me dhimbjen e humbjes së motrës dhe tre fëmijëve.

“Pamja e trupave të tyre të pajetë është një kujtim që nuk do të largohet kurrë nga mendja ime. Çdo frymëmarrje që nga ajo ditë është një përpjekje për të jetuar në një botë që nuk ndihet më e sigurt dhe e drejtë”, u shpreh ajo.

Pas vendimit të gjykatës, ajo shtoi se asnjë dënim nuk mund ta kthejë mbrapsht familjen e saj, duke theksuar se asgjë nuk mund të zëvendësojë dashurinë, zërat dhe përqafimet e të afërmve që humbi në tragjedi./Top Channel

ME TE LEXUARAT