Fikën dritat e makinës dhe i dhanë gaz për të bërë video për Tik Tok, sfida u merr jetën dy adoleshentëve

Një sfidë që qarkullon në TikTok ka përfunduar në tragjedi në Rumani, ku dy adoleshentë, 18 dhe 19 vjeç, humbën jetën pasi fikën dritat e makinës gjatë lëvizjes me shpejtwsi për të realizuar një video.
Sipas mediave rumune, tre të rinjtë kishin dalë për shëtitje dhe vendosën të provonin sfidën që kishin parë në TikTok, me synimin për të marrë sa më shumë shikime.
Gjatë udhëtimit natën, shoferi fiku dritat e makinës për pak sekonda. Pasi i ndezi sërish, shtoi shpejtësinë, por në një kthesë humbi kontrollin e automjetit, i cili doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.
I vetmi i mbijetuar, që ndodhej në sediljen e pasme, tha se gjithçka ndodhi brenda pak çastesh.
Një sfidë që qarkullon në TikTok ka përfunduar në tragjedi në Rumani, ku dy adoleshentë, 18 dhe 19 vjeç, humbën jetën pasi fikën dritat e makinës gjatë lëvizjes me shpejtwsi për të realizuar një video.
Sipas mediave rumune, tre të rinjtë kishin dalë për shëtitje dhe vendosën të provonin sfidën që kishin parë në TikTok, me synimin për të marrë sa më shumë shikime. Gjatë udhëtimit natën, shoferi fiku dritat e makinës për pak sekonda. Pasi i ndezi sërish, shtoi shpejtësinë, por në një kthesë humbi kontrollin e automjetit, i cili doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.
I vetmi i mbijetuar, që ndodhej në sediljen e pasme, tha se gjithçka ndodhi brenda pak çastesh.


